Një emigrant nga Irani mallëngjen me xhestin e tij. Ai ishte në mesin e emigrantëve që zbarkuan së fundmi në ishullin grek Kos, ndërsa u pa të vrapojë me të birin në krahë. E gjitha kjo që të mbërrinte sa më parë në breg, pasi nga udhëtimi disa ditor i biri ishte rraskapitur dhe kishte nevojë për ujë. Për tu vlerësuar është edhe xhesti i turistit që i afrohet dhe i jep një shishe me ujë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: