Ky është momenti prekës kur një lopë ndjek viçat e saj, të cilët po largohen mbi një makinë. Pamjet e postuara nga organizata në mbrojtje të kafshëve, tregon se si një lopë ndjek nga pas një rimorkio e cila transporton viçat e saj të vegjël të sapolindur. Organizata e bën këtë publikim për të sensibilizuar njerëzit të ndryshojnë mënyrën e ndarjes së vicave nga nëna e tyre, pasi sipas tyre ky moment është shumë stresues dhe i vështirë .

RSPCA thotë se ‘lopët shpesh herë ndahen nga viçat e tyre për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të sëmundjeve si dhe për të rregulluar marrjen e ushqimit të tyre. Praktika standarde e industrisë së qumështit është të veçojë viçat nga nëna e tyre brenda dymbëdhjetë orëve nga lindja e tyre. Procesi i ndarjes së tyre është shtresues për të dy palët, prandaj duhet bërë brenda një kuadri kohor për të minimizuar shqetësimin e tyre’, thuhet në komunikatën e organizatës në website.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: