Ky është momenti zemërthyer kur një qen i përkushtuar ndaj të zotit do t’i duhet t’i japë lamtumirën pasi ai është në momentet e fundit të jetës. Muajin e kaluar, Ryan Jessen nga Kalifornia, mendoi se kishte migrenë por në fakt u shtrua në spital për hemorragji në tru, dhe nuk mundi të rikuperohej.

Të afërmit e tij u mblodhën në spital për t’i thënë lamtumirë më 30 nëntor. Stafi i spitalit pranoi që mes të dashurve të ishte dhe qeni i tij Mollie që ta përshëndeste. Momenti emocionues u kap në video dhe më pas u bë virale në rrjetet sociale, ku preku zemrat e qindra-mijëra njerëzve.

“Spitali bërë gjënë më të mirë për ne duke na lejuar të sjellim qenin e tim vëllai që ishte shumë i dashur për të,” tha motra e Ryan. “Dhe nëse e njihni vëllain tim, me siguri do ta dinit se sa i pasionuar ishte pas qenit”.

Qeni i Ryan, Mollie duket se si nuhat në dëshpërim të zotin që është në momentet e tij të fundit të jetës në krevatin e spitalit.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: