Një fotografi prekëse është duke qarkulluar në rrjete sociale. Në të shfaqet një çift britanik, duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin, pak orë para se të ndërronin jetë nga COVID-19.

Sipas mediave britanike, Margaret dhe Derek Firth, të dy 91 vjeç, ndërruan jetë në spitalin e Përgjithshëm të Trafford, pasi prej javësh ndodheshin aty për shkak të infektimit me COVID-19. Çifti, i cili jetonte në Partington, ishin dashuruar që në adoleshencë dhe për dekada të tëra nuk janë ndarë asnjë moment nga njëri-tjetri.

Fe2
Fe2

Margaret shfaqi simptomat e para të virusit dhe u shtura menjëherë në spital. Ndërsa Derek u shtrua disa ditë më vonë. Fillimisht ato u vendosën në spitale të ndara, por kur mjekët evidentuan gjendjen e tyre shëndetësore, e cila ishte jo fort e qëndrueshme, vendosën t’i bashkonin së bashku.

“Ishte vërtetë trishtuese të shikoja mamin dhe babin të shtruar në spital. Port ë paktën ata qëndruan së bashku në çastet e fundit të jetës”, u shpreh Barbara, vajza e çiftit.

Derek dhe Margaret u martuan në maj të vitit 1950 dhe jetuan në Partington për pjesën më të madhe të jetës.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb