I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën, avokati Spartak Ngjela komentoi tensionet mes SHBA dhe Iranit, për të cilat tha se Teherani nuk e ka fuqinë për të shkaktuar luftë botërore.

Ndërsa të tjera Ngjela komentoi edhe deklaratat e liderit suprem të Iranit për Shqipërinë, ndërsa u shpreh se të prekësh vendin tonë është si të prekësh Amerikën.

“Prekja e Shqipërisë është sikur të prekësh Amerikën. Ja foli ambasadorja, mori fund. Nuk preket Shqipëria, mos dëgjoni të korruptuarit që janë bërë me Iranin, që do shpëtonin korrupsionin. Nuk shpëtojnë dot nga korrupsioni, do ikin do i përgjigjen të gjithave dhe do dorëzojnë paratë.
Nuk ka fuqi Irani të bëjë luftë botërore, ato janë broçkulla. E quajnë Iranin fuqi të madhe, po sa flota ka Irani, ka 10 flota ky tjetri. E tha vetë Trump, ‘tre trilionë’ -tha kemi ne, ajo me 150 mln euro do bëjë luftë.. Problemi qëndron që gjithsecili ka të drejtë të bëjë politikë, por politika nuk besohet. E kishim ne Enver Hoxhën këtu që thoshte bëj luftë me gjithë Botën.”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb