Premier League I kthehet normalitetit, sigurisht një normaliteti krejt të ri por nga dita e sotme skuadrat kanë nisur stërvitjen kolektive për herë të parë që pas ndërprerjes së kampionatit. Prej dhjetë ditësh ekipet ishin përgatitur në grupe të vogla lojtarësh duke pritur vendimin për rinisjen e sezonit. Edhe kjo pritje është në orët e fundit, pasi nesër qeveria angleze do të vendosë përfundimisht datën për rikthimin e ndeshjeve.

Jurgenkloppcropped 1l2yyi5zw6fl1tg52ysrw5zbd
Jurgenkloppcropped 1l2yyi5zw6fl1tg52ysrw5zbd

Liga e Futbollit ka përcaktuar datën 12 qershor dhe për miratimin e saj duket se nuk ka asnjë problem. Për një datë zyrtare bën presion edhe policia, që kërkon të organizojë planin e sigurisë, që tashmë i shtohet edhe protokolli sanitar dhe mjekësor. Ndërkohë, tema të tjera të nxehta kanë të bëjnë me merkaton dhe nisjen e sezonit të ardhshëm. Për këtë të fundit është caktuar data 12 shtator, ndërsa pritet të miratohet edhe hapja e një dritareje të re në tregun e transferimeve që duhet të zgjasë nga 3 shtatori deri më 5 tetor.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb