E ardhmja e Max Allegrit, ajo deri në fund të sezonit, duket e qartë, tekniku italian nuk dëshiron të rikthehet në drejtimin e një ekipi, dëshiron të pushoj për një vit për tu rikthyer më pas i freskët dhe me energji të reja. Këtë ide, Allegri e ka bërë publike në çdo rast kur në drejtim të tij ka ardhur një ofertë, fundja është ende nën kontratë me Juven nga ku përfiton 7,5 milion euro.

Allegri 1280x720
Allegri 1280×720

Ish trajneri i Juve, pavarësisht dëshirës së tij për të pushuar, mbetet një nga teknikët më të kërkuar, oferta e fundit erdhi nga Anglia, ku Man.United dëshironte që ai të marrte menjëherë vendin e Solskjaer. Jo vetëm Premier League, oferta kanë ardhur dhe nga Franca, PSG do të ishte e gatshme ti plotësonte çdo kërkesë. Oferta e fundit, apo ideja më e bujshme, vjen nga Serie A.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milan po mendon ti ofroj një rol të ri Allegrit sezonin e ardhshëm. Në momentin më kritik të klubit, kuqezinjtë po shqyrtojnë mundësinë për ti ofruar Allegrit postin e trajnerit por dhe të menaxherit në të njëjtën kohë, një rol alla Alex Ferguson, që do të ishte risi në Serie A, mbase i vetmi shans që Milan ka për të joshur ish trajnerin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb