Premier League tashmë ka startuar, por java e parë nuk ka dhuruar më surpriza. Chelsea fitoi bindshëm 3-0 në Stamford Bridge në miniderbin e Londrës përballë Crystal Palace.

Goli e parë të sezonit e shënoi Marcos Alonso me një realizim klasi nga goditja e dënimit. Shifrat i dyfishoi Pulisiç teksa të tretin e realizoi ‘zbulimi’ i Tuchel, mbrojtësi Chalobah.

Leicester ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Wolverhampton falë golit të Jamie Vardyt. Edhe Evertoni i Rafa Benitez e ka nisur mirë sezonin falë një përmbysjeje ndaj Southampton teksa rezultati në fund shënoi 3-1.

Brighton mposhti 1-2 në transfertën Burnleyn kurse Watford mposhti 3-2 Aston Villan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb