Në pritje për të riflluar kampionatin, Premier League po merr të gjitha masat e mundshme të sigurisë. Në konferencën për shtyp të së shtunës, ku ishin prezentë të gjithë mjekët socialë, u vendos që lojtarët dhe stafet e 20 klubeve duhet të bëjnë testin e koronavirusit dy herë në javë duke nisur që nga dita e parë e rikthimit në stërvitje.

Flitet për rreth 50 teste të detyrueshme për çdo pjesëtar që në total përbëjnë 350 mijë euro për çdo klub (një kit kushton 170 euro). Nëse sezoni do të mbyllet, sipas parashkimeve, në fund të korrikut, flitet për një total prej 4 milionë eurosh që liga e futbollit dihet të financojë vetëm për testet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb