Premier League ka hapur siparin e sezonit të ri me një mini-derbi në Londër, ku Arsenal fitoi pastër ndaj të rikthyerve Fulham.

Topçinjtë e Londrës me një lojë bindëse arritën të thyejnë tre herë vendasit e Fulham me golat e Lacazette, Gabriel që debutoi me gol dhe Aubameyang.
Përkohësisht Arsenal është kryesuesja e Premier League pasi ndeshjet e tjera nuk janë lejuar, ndërsa ajo që ra në sy ishte debutimi i shkëlqyer i Willian.

Braziliani i cili nga Chelsea kaloi te rivalët e Arsenal, dha 3 asiste për 3 golat që u shënuan. Që do të thotë se tre golat u ushqyen pikërisht nga shtatshkurtëri anësor që duket se e ka nisur mbarë aventurën tek Arsenal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb