Futbolli anglez pret rikthimin në fushë për rinisjen e sezonit, ndërsa deri atëherë, Premier League ka aprovuar kërkesën e klubeve për të zhvilluar disa ndeshje miqësore përpara sfidave zyrtare. Por për shkak të masave shtrënguese si pasojë e pandemisë dhe protokollit të rreptë që duhet të ndjekin skuadrat dhe futbollistët, sigurisht që janë vendosur kushte, disa prej tyre të padëgjuar më parë në botën e futbollit.

2.53793012
2.53793012

Kështu, miqësoret nuk mund të zhvillohen më larg se 90 minuta nga secili prej ekipeve që do të zbresin në fushë. Futbollistët dhe anëtarët e stafit teknik duhet të udhëtojnë me makinat private dhe mundësisht të jenë të veshur me uniforma dhe gati për ndeshje. Po ashtu, nuk do të lejohen arbitra zyrtarë për të gjykuar këto ndeshje miqësore. Pavarësisht këtyre kushteve, aprovimi i dhënë nga Liga është një hap tjetër përpara drejt rikthimit të futbollit më 17 qershor me dy ndeshjet e para.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb