Premier League ka rinisur stërvitjet me grupe të vogla por ishulli britanik po zien pas dy çështjeve të fundit, e para refuzimi i Cante për tu stërvitur dhe deklarata e mbrojtësit të Watford, Mariappa i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi i Chelsea u shfaq të martën në grumbullimin e ekipit por arsyeja me sa duket nuk ishte për tu stërvitur. Kante ka frikë se mos infektohet dhe për këtë arsye i ka komunikuar drejtuesve të klubit se nuk do të zbres në fushë por do të vijoj të stërvitet në shtëpi. Blutë kanë mirëkuptuar francezin duke i dhënë leje që të rikthehet atëherë kur ta shoh të arsyeshme.

Kante
Kante

Diskutimi është ndryshe për Adrian Mariappa, një nga gjashtë lojtarët e Premier League që rezultoi pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi i Watford nuk arrin ende ta besoj se si është infektuar: “Kur ma thanë nuk arrija ta besoja, nuk jam larguar kurrë nga shtëpia, vetëm për ndonjë stërvitje apo xhiro me fëmijët. Bashkëshortja ime gjithashtu ka shkuar shumë radhë në supermarket ndërsa për tu ushqyer kemi porositur në delivery. Nëse nuk do të bëja testin nuk do ta kisha kuptuar kurrë që isha i infektuar, nuk kam pasur asnjë simptomë”, u shpreh mbrojtësi i Watford duke hapur edhe një herë polemikat mbi tamponët. Disa lojtarë të Premier League ende nuk kanë mundur të dalin në stërvitje pasi testet nuk kanë mundur ti japin një përgjigje, nëse janë negativ apo pozitiv. Ky mos funksionim si duhet i tamponëve tremb jo pak trajnerët pasi lojtarët, në bazë të protokollit sanitar, janë të detyruar ti nënshtrohen testeve përpara se të zbresin në fushë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb