Liverpool ka shpërdoruar sërish mundësinë për të hyrë në zonën Champions në Premier League. ‘The Reds’ kanë lëshuar fitoren në minutën e fundit nga Newcastle që ende nuk ka siguruar dot mbijetesën.

Në fakt, të besuarit e Klopp shënuan që në minutën e 3-të me Salah, por në mintuën e 95-të Willock i shokoi duke i hequr fitoren nga duart.

Liverpool edhe javën e kaluar shpërdoroi në të njëjtën mënyrë ndaj Leeds, që e barazoi në minutën e 87-të.

Ndërkaq të kuqtë kanë ende shpresa për Champions, edhe pse ndodhen në vendin e 6-të, një pikë më pak se Chelsea e West Ham që ndeshen sot me njëra-tjetrën në përballje direkte pë vendin e 4-t.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb