ANGLI

Everton bëhet skuadra e katërt që udhëheq Premier League. Të besuarit e Rafa Benitez fituan 3-1 ndaj Burnley për të shkuar në kuotën e 10 pikëve.

Tashmë Everton është në  vend të parë me Manchester United, Chelsea dhe Liverpool.

Ndërkohë më poshtë me një pikë më pak qëndrojnë Manchester City, Brighton dhe Totenham.

Që në start Premier League dëshmon se do të ketë një garë të ethshme me disa skuadra për titullin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb