“Premier League” prej sisa sezonesh është në rritje progresive sa i takon të ardhurave, por sezoni i fundit sipas statistikave ka kaluar çdo pritshmëri si pasojë e marrëveshjes për të drejtat televizive bashkë edhe me rregullimet financiare që synojnë të parandalojnë që një shumë e madhe parash t’i shkojë agjentëve dhe lojtarëve.

“The Guardian” shkruan se 17 klube në total kanë fituar 5 miliardë euro si pasojë e shpërndarjes më të madhe të të drejtave televizive e cila ndahet në mënyrë të barabartë për 20 klubet e Premier League.

Sigurisht që ‘pjesën e luanit’ e kanë marrë 6 klubet elitare, Manchester United, Manchester City, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham.

Një ndihmë për rritjen e të ardhurave është edhe përfshirja e rregullave financiare që limitojnë humbjet e klubeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb