Armando Broja ishte projektuar titullar në sfidën e fundit në Premier League, atë kundër Crystal Palace, por në fund trajneri Potter i besoi Aubameyang. Vendasin kaluan të parët në avantazh me Edouard ndërsa ishte pikërisht sulmuesi nga gaboni që barazoi shifrat në minutën e 38-të.

Në minutën e 75-të, Potter hodhi në fushë Brojën, por ylli kuqezi nuk mundi të linte gjurmë.

Në minutën e 90-të ishte talenti Gallagher që me një super gol i dhuroi fitoren Chelsea.

Pas javës së 8-të, Premier League kryesohet nga Arsenal, me “topçinjtë” që mposhtën Tottenham në derbin londinez me rezultatin 3-1. Partey kaloi Arsenal në avantazh në minutën e 20-të ndërsa Harry Kane barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 31-të duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Jesus kaloi sërish Arsenal në avantazh ndërsa pak minuta më pas ishte Granit Xhaka që hipotekoi këtë trepikësh që mban ekipin e Artetas në krye në kuotën e 21 pikëve.

Vijon ecurinë shumë negative në këtë sezon të Premier League ekipi i Liverpool. Të kuqtë e Jurgen Klopp u ndalën në një barazim 3-3 në “Anfeild” përballë Brighton. Për momentin ndodhen në vendin e 9-të në kuotën e 10 pikëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb