Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, u shpreh i kënaqur me barazimin 1-1 ndaj Arsenalit në Premier Ligë, pavarësisht se Reds kishin raste të shumta për gol. Gjermani me shaka tha se po të kishte rastet e Virgil Van Dijk, ai do të kompletonte hat-trik po të ishte lojtar.
“Një pikë është rezultat i mirë, Emery mund të thotë të njëjtën gjë, ne patëm shanse të pastra për gol”, u shpreh Klopp për BBC Sport. “Arsenali është në një moment të mirë dhe ne fituam një pikë. Ndoshta kemi mundur të fitojmë shumë, por unë nuk ndihem sikur kemi humbur dy pikë”. “Van Dijk pas ndeshjes më tha: Duhet të shënoja hat-trik. Unë nuk isha lojtar edhe aq i mirë në kohën time, por isha i mirë në goditjet me kokë, me këto raste do kisha shënuar tre gola”, shtoi gjermani pas ndeshjes. Ndeshja e ardhshme e Liverpool është kundër Fulham. Aktualisht skuadra e Klopp është në vendin e parë në Premier Ligë me 27 pikë. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb