Premier Liga rikthehet në të shkuarën! Kampionati më i bukur në botë heq dorë nga vendimi për ta mbyllur merkaton më 8 gusht siç ndodhi verën e shkuar, pasi klubet kanë votuar për ta mbajtur më gjatë hapur dritaren e lëvizjeve.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, klubet kanë votuar dhe kanë caktuar datën e re të fundit të merkatos. Do të jetë 1 shtatori, sikundër pjesa dërrmuese e kampionateve, por ndryshe nga top-ligat në kontinent, çdo që do të mbyllet në orën 17:00 dhe jo në mbrëmje vonë. Në fakt ishte menduar për 31 gushtin, por kjo ditë në Angli është festa e baknave dhe ato janë të mbyllra.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb