TIRANE

Vetëm një gjë kam frikë në jetë, miku im… Një ditë e zeza do ta përpijë të kuqen”. Teatri Kombëtar Eksperimental ka ngjitur në skenë premierën e shfaqjes “E kuqe”, një vepër nga John Logan me dy personazhe me regji të Altin Bashës.

“Në kohën e sotme ekziston një debat shumë i fortë mes komercializmit në art dhe profesionalizmit dhe kjo është një vepër që adreson këtë problematikë. Sigurisht me një gjuhë të pasur, të lidhur me filozofinë e debatet e thella mbi pozicionin e artistit në shoqëri, dhe mënyrën se si ai krijon, me vështirësinë për t’u kuptuar”, the regjisori Altin Basha.

Mark Rothko është në studion e tij në Nju Jork në vitet 1958/59, pasi është porositur të pikturojë një grup muralesh për një restorant te shtrenjtë. Ndihmësi i tij, vë në dyshim teoritë e artit të Rothkos dhe të punuarit në një projekt tregtar.

“Ka qenë një shkarkim energjie i jashtëzakonshëm. Jam i lumtur që publiku e mori dhe nuk preku telefonin por dëgjoi fjalën e pa një regji të mirë. Lus Zotin të kenë parë edhe një lojë aktoriale të mirë këtë nuk di ta them se nuk flas dot për veten, por kanë parë një Urim Aliaj të shkëlqyer, kolegun tim që ka bërë një lojë fantastike”, tha Gent Zenelaj.

Vepra është fituese e disa çmimeve Tony. Shfaqja që ngjitet në skenë deri të dielën vë në dyshim edhe artin e sotëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: