NGA:ANISA YMERI* TIRANE- Një balet i frymëzuar prej personazhesh mitologjike që i përkasin të gjithëve! Dhe ‘Fedra’ vjen premierë absolute në skenën e Tiranës për të shënuar 20 vjet karrierë të çiftit të zëshëm të balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso.

Ama ky nuk është një produksion i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ndonëse shfaqja do të jetë në këtë skenë. Është produksion privat i balerinëve që sjellin në skenën tonë kompaninë italiane ‘Balletto del Sud’. Dhe gjithçka mban firmën e koreografit italian Fredy Franzuti i cili zbulon në Tiranë se koreografinë e baletit e ka ngjizur duke mbajtur parasysh dy balerinët shqiptare.

Ky balet mbart dramën e thellë të mitit të njohur të Fedrës! Dhe gjithçka është ndërtuar mbi personazhet mitologjikë Teseo, Euripidi, dhe Dea e Afërdita, duke sjellë në skenë një version origjinal të Fedrës. Në rolet kryesore, veç çiftit të balerinëve Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, interpreton balerini italian Francesco Rovea. Premiera absolute, më 5 Qershor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’u shfaqur sërish mbrëmjen e 6 Qershorit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: