200 mijë euro. Kjo është shifra që do të fitojë çdo lojtar i Milanit nëse kuqezinjtë ia dalin të fitojnë titullin kampion. “Djalli” ka vendosur një premio, e cila është bërë publike edhe nga mediet italiane.

Të besuarit e Piolit janë shumë afër Skudetos pasi u mjafton një pikë në Reggio Emilia, në ndeshjen e fundit të Serie A, e programuar të luhet në shtëpinë e Sassuolos. Triumfi në kampionat me siguri do të jetë një impuls i madh ekonomik për klubin, që do mundet të gjenerojë shumë të ardhura, që do  përdoreshin më së miri për një merkato të madhe.

 

 

Ui
Ui

 

Gjithsesi, përpara se të flitet për këtë, te skuadra duhet të mendojnë për takimin e fundjavës. Sassuolo-Milan zhvillohet të dielën (18.00).

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: