Seferi-Xhixha formuan një dyshe perfekte te Tirana një vit më parë, pa diskutim vendimtarë në titullin e bardhebluve. Të dy së bashku realizuan 33 gola, 19 Seferi 14 Xhixha. Largimi i Seferit u përjetua me ankth në radhët e ekipit kryeqytetas, fundja u largua “bomberi” kryesor, sulmuesi i Kombëtares. I vetmi që i doli garant tifozëve, ambientit bardheblu, ishte Redon Xhixha i cili u shpreh i bindur se mund ta zëvendësonte denjësisht Taulant Seferin.

310385475 503297191805959 4033134316808775489 N
310385475 503297191805959 4033134316808775489 N

Ky fillim sezoni po i jep të drejtë Xhixhës, pas derbit të kryeqytetit është ai lojtari i momentin në futbollin shqiptar. Sulmuesi kurbinas realizojë një “dopjetë” fantastike kundër Partizanit, dy gola personal duke e dërguar në 7 numrin e finalizimeve këtë sezon. Në vetëm 6 javë në dispozicion Xhixha ka realizuar 7 gola, gjysmën e atyre që realizoi një vit më parë.

Ketë herë Xhixha nuk është më “asistmen”, por është ai sulmuesi kryesor i Tiranës, rol që po e luan në mënyrë perfekte. Xhixha vendos menjëherë emrit e tij si favoriti kryesor për të fituar “Këpucën e Artë”, për momentin ndjekësi më i afërt është Xhuljano Skuka me 3 gola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb