Kryeministri i Shqipëris,ë Edi Rama i është përgjigjur PD për aeroportin e Kukësit.

Rama thotë se teksa vinet në Tropojë lexoi deklaratën e PD për uljen e avionit të parë në ‘’Zayed, Flatrat e Veriut’’, duke e konsideruar aeroportin e Kukësit premtim të pambajtur.

Ai ironizon duke thënë se PD e quan të pambajtur pasi avioni nuk erdhi direkt nga Londra, por ndaloi njëherë në Tiranë.

 

‘’Teksa vija këtu pashë një deklaratë, aeroporti i Kukësit tjetër premtim i pambajtur. Tashi, edhe pse është premtim i pambajtur, se nuk erdhën direkt nga Londra, por ndaluan njëherë në Tiranë. Shpjego sa të duash që duhen 50-60 ditë pas një aeroport bëhet operacional, të bëhet procesi i publikimit dhe të miratohet si aeroport ndërkombëtar.

Tani aeroporti më 17 qershor hyn në sistemin e fluturimeve ndërkombëtare, deri në 17 qershor marrëveshjet për shumë drejtime do jeni lidhur, janë disa kompani, me kosto të ulët. Është aeroport më fluturime me kosto të ulët. E dinë që do kenië fluturime në Gjermani, Zvicër. Kjo do të bëjë që jo vetëm njerëzit që jetojnë në këtë zonë, e matanë në Gjakovë e Kosovë, shumë vizitorë të vijnë. E vështirë që mund të humbasin

E kam thënë që ditën e parë, që Tropoja do të jetë një nga zonat më të bukura turistike të Shqipërisë. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb