Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi, ka deklaruar se ajo që e pret Shqipërinë në të ardhmen me hapjen e negociatave është shumë kërkuese.

Megjithatë ai tha se Shqipëria është gati dhe se do bëhet gjithçka që të arrihen pritshmëritë dhe të përmbushen kapitujt.

“Ky proces do të jetë i gjatë i komplikuar, i vështirë dhe rruga para nesh do të jetë e tatëpjetë. Ndaj do të jetë shumë kërkuese të punojmë fort. Nuk është e lehtë. Potenciali i Unionit për të ardhmen është i madh, fati i çështjeve europiane ka të bëjë shumë me vendin tim. Shanset janë me rrezik të lartë, do të kemi një qasje strategjike.

Nga sot e tutje për ne, premtimet e pambajtura i përkasin të shkuarës. sot nis procesi i integrimit. Zhan Mone tha që arkitektura europiane ndërtohet tullë pas tulle. Sot po vëmë tullën e parë të themelit. Për ata si unë që kanë shpenzuar gjysmën e jetës në vendet e BE duan një Union të zhvilluar.

Edhe vetë shoqëritë tonë do të zhvillojnë, do të jetë një arritje për BE kur të gjitha vendet ballkanike të jenë anëtare të plota, do të jetë një influencë më e madhe. Por tregoni sot që shihni përtej horizontit.

Në 30 vitet e fundit Shqipëria ka treguar rritje në procesin integrues. Kjo ka qenë aspirata që nga Lufta 2 Botërore dhe ka shërbyer si shtyllë kurrizore në politikën e jashtme.

E dimë që bisedimet do të zgjaten dhe do të mbështeten në koordinim që të dorëzojmë një punë të mirë të bisedimeve mbi atë që nis pas shtatorit. Ajo që na pret është shumë kërkuese.
Skuadra jonë e përbërë nga 30 negociatorë që do të mbajnë 33 kapitujt.
Progres është bërë me platformat e ngritura. këto janë thelbësore në kontributet që i duhen dhënë shoqërisë. E dimë që shumë nga ligjet europiane do të jenë në nivel lokal ndaj pushteti lokal është në tavolinën e bisedimeve.

Tavolinat e harmonizimit së bashku me të gjitha njësitë janë në proces përgatitjeve dhe ne e dimë ku qëndron legjislacioni kombëtar, duke vënë datën për takimin e parë ne kryem disa ushtrime fillimisht për kapitujt dhe këto janë në vazhdimësi e do të zgjerohen, përfshijnë hartimin e prezantimeve për çdo kapituj, të jenë sa më të qartë.

Ne mirëpresim çdo na vijë. E dimë që prezantimi prek raportin e shqyrtimit dhe të gjithë hartimin e çdo kapitulli dhe vendi im do të përgatiotet, shumë vëmendje do ti jepet kësaj çështjeje.

Përpjekjet për zgjerim janë vonuar 3 vite, por sot jemi shumë të lumtur. Kjo periudhë nuk ka qenë e humbur për ne kemi pasur edhe avantazhe sepse jemi përgatitur më mirë. në përfundim më lejoni të ritheksoj vlerësimin e lartë për ju.

Keni qenë mbështetës të palëkundur për vendin tim zoti Varhelyi.

Besoj se të dy ne do të kemi një bashkëpunim të frytshëm. Shqipëria është gati dhe jemi të gatshëm të punojmë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb