Kristaq Kume, ish-kreu i KQZ, i ftuar sot në rubrikën “opinion” në News24, analizoi deklaratën e Edi Ramës për rritje pagash e pensionesh në prag zgjedhjesh.

Nga ana ligjore, Kume tha se kjo kërkon një arsyetim të gjatë, ndërsa shtoi se problemi në vendin tonë është kultura e moszbatimit të ligjit.

“Kodi Zgjedhor thotë se pas zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re, nuk lejohen këto dispozita, pasi në rastet kur ka ndryshuar mazhoranca, qeveria që ishte në detyrë ka pas marrë vendime që i bënte vetëm në interesin e saj, ndaj kjo ndalohet.

Për pasojë, nëse kjo logjikë pranohet, nuk ka rëndësi se çfarë zgjedhjesh zhvillohen.

Mënyra sesi është formuluar, është ‘kinezëri’ se mund t’i përgjigjesh edhe po edhe jo. Celibashi i ka kërkuar Kuvendit që të bënte pjesë të reformës në përgatitjet e zgjedhjeve çështje që kanë të bëjnë pikërisht me këtë gjë, me përdorim të aseteve publike, sepse mund ta interpretosh ndryshe, dhe Kuvendi as që e mori parasysh. Problemi i madh tek ne është kultura për të mos zbatuar ligjin, dhe kjo i shërben vetëm atyre që përfitojnë nga kjo gjë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: