KOSOVË

Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, familjarët e tyre kanë shprehur pakënaqësi për mënyrën e trajtimit të varrezave nga institucionet kosovare.

Kritika të forta ka marrë edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, të cilit nëna e një dëshmori i është drejtuar me fjalët se nuk kanë bërë asgjë, por premtimet e tyre kanë mbetur thjesht në letër.

Gjatë homazheve në këtë të enjte, nëna e dëshmorit Rahman Dini nuk ka kursyer as kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb