‘Nëse në moshën 50 vjeçare do të jemi akoma singel, do të martohemi bashkë’, kishin thënë kur ishin dy njëzet vjeçar nga Minnesota, në SHBA.

Ishin vitet 80-të, kur Kimberley Dean dhe Ron Palmer kishin prononcuar këto frazë si me shaka, një premtim që bëhet shpesh mes miqsh por që të dy e kanë mbajtur.

Pas 37 vitesh miqësi të dy janë martuar ajo 51 vjec ai 54. Kimberley dhe Ron janë njohur në gjimnaz dhe për një periudhë kanë qenë të lidhur së bashku, por më pas çdo njëri prej tyre ka ndjekur rrugë të ndara.

Të dy nuk i kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin dhe kanë mbetur miq deri në 2016, kur mes tyre ka lindur sërish një ndjenjë që i ka ëuar të mbajnë premtimin që kishin bërë shumë vite me parë.

“Njihemi që kur ishim në gjimnazin Sant’Agnese të Saint Paul, vitin e fundit ishim edhe të lidhur.
Pas shkollës u ndamë, por mbetëm në raporte të mira’, ka treguar Kimberly për Star’Tribune.

Të dy kanë mbajtur kontakte me njëri-tjetrin duke treguar historitë respektive të dashurisë.
Pikërisht gjatë këtyre telefonatave kanë bërë ‘premtimin për tu martuar nëse do ishin beqar në moshën 50 vjeçare.

Në moshën 37 vjeçare Ron është martuar, po ashtu edhe Kimberly ka pasur dy fëmijë.
Miqësia është transformuar në diçka më shumë në vitin 2016, kur të dy janë takuar në një festival në Roseville.

Ka qenë Kimberley që ka bërë hapin e parë dhe i ka thënë: ‘Si thua sikur ta provojmë sërish bashkë?”. Burri ka hezituar në fillim duke pasur frikë se do të humbte miqësinë e saj nëse gjërat nuk do të shkonin mirë.

Në fund ai vendosi ta provojë. Pak muaj më vonë vjen propozimi për martesë. Kimberley ka thënë menjëherë ‘po’ dhe kanë bërë ceremoninë e martesës së tyre në fillim të qershorit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb