Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot në një takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo, me rastin e marrjes së detyrës.

“Shqipëria dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe një bashkëpunim ekonomik të ngushtë. Shqipëria mirëpret investimet turke në vendin tonë dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik. Ne vlerësojmë gadishmërinë e Turqisë për ndërtimin e 500 banesave për familjet e prekura nga tërmeti dhe qeveria shqiptare po krijon kushtet për fillimin sa më shpejt të ndërtimeve. Kjo duhet të jetë edhe një çështje prioritare për punën tuaj”, vuri në dukje Ruçi.

Ambasadori Kastriot Robo nënvizoi se Ambasada e Shqipërisë në Turqi dhe ai personalisht do të angazhohen maksimalisht për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh si edhe nxitjen dhe realizimin e nismës për ndërtimin e banesave për popullsinë e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb