Interit i ka sosur durimi dhe sezonin tjetër kërkon me doemos të pozicionohet në një nga katër vendet e para për të kapur Ligën e Kampionëve. Kjo nuk mund të arrihet në mënyrë tjetër përveçse përforcimit me lojtarë cilësorë.

Ky premtim i është bërë edhe Spalleti-t për t’a bindur italianin që të drejtojë skuadrën zikaltër.

Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, kompania Suning është gati të akordojë një fond prej 110 milionë eurosh për të bërë blerje të reja. Kësaj shifre do t’i shtohen edhe paratë e fituara nga shitja e pesë lojtarëve, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Spalletti-t.

Lojtarët që pritet të largohen janë Jovetic, Ranocchia, Brozovic, Banega dhe Murillo, ndërsa në skuadër do të mbetet kroati Ivan Perisic.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb