Analistët sportiv shpesh deklarojnë në media se për të qenë më i miri i të gjithë kohërave Lionel Messi-t i duhet të fitojë Botërorin. Kjo është një nga disa arsyet përse ylli i Argjentinës dhe Barcelonës duhet të fitojë trofeun më të lavdishëm në botë që zhvillohet verën e ardhshme në Rusi, por një shtysë e madhe është edhe se 30-vjeçarit i mungon një sukses me skuadrën ‘albiçeleste’.

Në rast triumfi në Botëror, ‘obsesionin’ e futbollistit, Messi bën një premtim.

“Nëse nga Rusia do të largohemi si kampionë, premtoj se do të shkoj në këmbë deri te Virgjëresha e San Nikolas, në Rosario”, u shpreh Mesi në një prononcim për mediat vendase.

Bëhet fjalë për një rrugëtim 50 km i gjatë, nga një banesë që zotërohet nga “ylli” i Barcelonës, deri te vendi më i shenjtë i vendlindjes së tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb