Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria do të miratojë paketën që pagat deri në 50 mijë lekë të mos paguajnë asnjë taksë.

Deklaratën ai e bëri gjatë një aktiviteti të Bashkisë së Tiranës për analizën e punës së këtij institucioni.

“Sot kemi vendosur që në fund të prillit që paga minimale të jetë 40 mijë lekë të reja, ndërkohë që të tjerët premtonin që deri në fund të 2025 të ishte 38 mijë lekë. Kompanitë që rëndohen nga kjo rritje që është e kombinuar me sigurimet shoqërore dhe shëndetësore ne do të paguajmë drejtpërdrejtë nga buxheti të atyre që marrin pagë minimale. Kemi vendosur që në vitin 2025 paga minimale të jetë 45 mijë lekë. Në javët dhe muajt në vijim do të kemi në rritje të përgjithshme për të garantuar që për pagat deri në 500 mijë lekë (të vjetra) të mos ketë asnjë taksë. Kjo do të thotë që paga që do të shkojë në arkën e familjes do të jetë më e lartë sesa ajo që shkon sot me taksën”, tha Rama.

Sipas tij “Po bëjmë një tjetër plan për një rritje të pagave në disa zëra kyç, duke filluar nga aftësitë dixhitale për detyra të caktuara. Ndër të cilat mbrojtja kibernetike e vendit është kryesorja, në kushtet kur sulmet kibernetike janë trendi i ri i luftës së shteteve me krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb