Kongresi i 72-të i FIFA-s mbajti mbledhjen e radhës. Presidenti i institucionit më të lartë të futbollit , Gianni Infantino vlerësoi në maksimum Botërorin e Katarit, pak para nisjes së shortit.

“Do të jetë thjeshtë Kupa e Botës më e mirë në histori, shfaqja më e madhe në botë” – dëgjohet të ketë thënë ai. Infantino i  dhuroi një bluzë me numrin 22 kryeministrit të Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani.

Ky kompeticion do të mbajë të “mbërthyer” lojtarin e 12-të para ekranit nga data 21 nëntor deri në 22 dhjetor.  Mbajtja e Botërorit në Katar është kritikuar shumë, por në fund është vendosur që të mos ndryshohet vendi ku do zhvillohet.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: