Kryetarja e re e Bashkisë së Shkupit, Danela Arsovska, ka premtuar se do të bëjë falas transportin publik për qytetarët.

Në një intervistë të dhënë për një media vendase, Asovska, ka treguar të gjitha hapat që do të ndërmarrë për të realizuar këtë premton që bëri gjatë fushatës.

“Plani është, po, kemi filluar që nga dita e parë me realizimin e këtyre projekteve. Po shqyrtojmë buxhetet. 06:14 Për minusin e kësaj ndërmarrje duhet të ketë përgjegjësi adekuate, ndërsa ne jemi të gatshëm të kërkojmë llogari pse është gjendja ashtu siç është. Unë besoj se për tre muaj do t’i kemi punët të kristalizuara”, thotë Danela Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.

Nga ana tjetër, gazetarët kanë pyetur qytetarët se çfarë mendojnë për këtë propozim. Shumica e tyre janë shprehur të gatshëm për të përdorur transportin publik, edhe nëse ajo ofrohet me pagesë.

“Edhe po të jetë me pagesë mendoj se duhet të shfrytëzohet transporti publik, sepse kemi ndotje të ajrit. Kur mundemi dhe kemi arsye për të lëvizur duhet ta bëjmë, të gjithë ne”, thotë një qytetar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: