TIRANË- Një skemë e madhe mashtrimi që kap shifrën e 5 milionë eurove është zbuluar nga Policia e Tiranës pas denoncimit të 27 qytetarëve të mashtruar. Nga Seksioni për Krimin Ekonomik – Financiar, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, është arrestuar një shtetas dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë për veprën penale “Mashtrim”.

Në pranga ka përfunduar Klevis Rreshka, ndërsa në kërkim janë shpallur Luli Makashi 52 vjeç dhe vajza e saj Adeila Makashi 28 vjeç. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se këta tre persona mashtronin qytetarët me dokumente false duke iu premtuar punësim dhe studim në Kanada, Angli dhe Australi kundrejt shumës nga 2- 20 mijë euro. Burime nga policia e Tiranës thonë se në grackën e këtij mashtrimi kanë rënë 27 persona.

Duke përdorur siglën e shoqërisë “ANDE-LM, e cila ka nisur aktivitetin që prej 2004, Luli Makashi e cila dyshohet se është ideatorja e kësaj skeme së bashku me Adela Makashin dhe Klevis Rreshkën, mashtronin qytetarët duke u premtuar viza për jashtë vendit.

Dyshohet se kjo skemë mashtrimi ka nisur të aplikohet prej më shumë se 2 vitesh dhe numri i të mashtruarve mendohet të jetë më i lartë. Për këtë mundësi punësimi 51-vjeçarja Makashi ka përdorur edhe hapësirat televizive, ku reklamonte punësimin jashtë vendit. Gjatë një kontrolli të bërë nga policia në banesën e 51-vjeçares në Tiranë, janë gjetur edhe disa aplikime për viza për në Kanada. Dyshohet se Lule Makashi është larguar nga Shqipëria para se policia të shpallte në kërkim.

Klevis Rreshka, drejtues i organizatës ‘Global Youth for Balkan’, më herët ka mbajtur edhe një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë, ku kanë qenë të pranishëm edhe ish-ambasadori amerikan Arvizu e ministrja Nikolla.

Por, duket se i riu ka një histori mashtrimesh në të shkuarën. Rreth 10 muaj më parë, Klevis Rreshka është akuzuar nga disa të rinj nga Kosova për mashtrim.

Qytetarët e mashtruar janë:
Edmir J.
Ardian D.
Floridjan M.
Bledi L.
Manjola K.
Bledar B.
Klebeta D.
Sokol Z.
Mateo A.
Besjana I.
Dritan T.
Majlinda M.
Gentian Sh.
Gerlinda T.
Diaman M.
Andi Gj.
Fatmir Ll.
Paulin H.
Astrit Z.
Dhimitraq A.
Shahin H.
Shkëlqim Q.
Ledina Ç.
Lorenco L.
Aleksandër Sh.
Taulant A.
Petrit V.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb