BERAT- Policia e Beratit ka shpallur në kërkim 3 persona pasi akuzohen se mashtronin qytetarët duke u premtuar punësim në Danimarkë. Burime zyrtare pohojnë se janë shpallur në kërkim shtetasit: A.G., 54 vjeç; G.S., 54 vjeç dhe M.L., 30 vjeç, ndaj të cilëve tashmë ka nisur procedimi penal.

Nga hetimet e policisë së Beratit është zbuluar se 3 personat në bashkëpunim kanë përvetësuar 1500-2000 €, me premtimin për dokumente për punësim në Danimarkë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: