Sipas ish-drejtorit të policisë Shemsi Prençi, lidershipi i policisë duhet të ngrejë një strukturë të posatshme për njerëzit e zhdukur. I ftuar në emisionin “Në Shenjestër” ku u trajtua rrëmbimi i Enver Stafukës, tha se ai ose ishte bërë person i pabindur i grupit ose gjërat nuk ishin ndarë në mënyrë të barabartë mes tyre

“Enver Stafuka duke qenë se kishte dijeni për 31 ngjarje në Durres-Tiranë-Fushë-Krujë normalisht ose ishte bërë person i pabindur i grupit ose gjërat nuk ishin ndarë në mënyrë të barabartë mes tyre. Lidershipi i policisë duhet të ngrejë një strukturë të posatshme për njerëzit e zhdukur. Sa më shumë sofistikohet kriminaliteti, strukturat e hetimit të krimit pakësohen dhe minimizohen mundësitë për sukses. Lidershipet e policisë e kanë vështirë të dëgjojnë një pjestar të familjes së të zhdukurve. Ata duhet të kenë një strukturë bashkëpunimi. Asnjënënë nuk lind kriminel”-  tha ai.

Ndërkohë gazetari Artan Hoxha tha se për të gjetur trupin e tij është gërmuar për orë të tëra me fadromë por pa rezultat.. Sipas tij çështja nuk duhej të ishte pushuar asnjëherë dhe se nuk mund të hetohet si një ngjarje e thjeshtë.

“Kemi të bëjmë me një sipërmarrje personash. Sa më shumë njerëz ka aq më të lehtë e kanë organet e policisë sepse njëri mund të thyhet. Stafuka pavarësisht se çfarë ka bërë nuk ka justifikim ajo që ka bërë. Familjarët kanë të drejtën që ta kërkojnë dhe të këtë një varr për të. Për të gjetur trupin e tij është gërmuar me orë të tëra me fadromë. Personat që kemi në pamje janë personat që e kanë takuar të fundit por nuk janë rrëmbyesit.Pse kanë qenë kaq të qetë ata kur  e dinin që ka kamera? Sepse ka njerëz të tjerë të prapavijë. Për mua çështja nuk duhet të ishte pushuar kurrë. Policia nuk mund ta hetojë këtë ngjarje si një ngjarje të thjeshtë. Policia e dinte që po të zbardhej kjo histori do të zbuloheshin të tjera gjëra”- tha Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb