Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 ka akuzuar se Policia në të gjitha protestat e fundit ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Sipas Prençit, roli i Policisë në protesta është që të identifikojë dhe neutralizojë dhunuesit, por jo të arrestojë 100 nga të cilët 90 dalin të pafajshëm, apo pas neutralizimit t’i dhunojë me shkopa gome e grushta.

Ai shton se po ashtu fajtorë janë drejtuesit që në protestën e parë nxorën pa asnjë pajim policët përballë protestuesve të revoltuar dhe irrituar, teksa vetë ish-drejtori i Policisë ka konstatuar momente nga protesta kur protestuesit ishin të qetë dhe Policia ka përdorur dhunë, provokuar apo hedhur gaz lotsjellës.

PYETJA: Protestat, Policia është akuzuar për dhunë, jo më kot është titulluar Policia nën akuzë. Kur jeni qenë ju drejtues, si ka qenë Policia?
AHMET PRENÇI: I kam ndjekur me vëmendje, si qytetar i angazhuar, por edhe prej eksperiencës time për të monitoruar veprimet e Policisë. Nuk janë veprime të mira, sepse Policia është shërbim ndaj qytetarëve, dhe këta të fundit duhet të shohin mbrojtje, jo forcë e dhunë, që Policia e ka demonstruar në të gjitha protestat.

Policia është përdorur edhe në kushtë të jashtëzakonshme, në Unazën e Re, në Bulevardin e Ri, me gaz lotsjellës, kursesi Policai s’duhet të merret me këto. Të çosh forcat RENEA për të prishur Teatrit s’ka sens.

Kam parë përdorim force të pajustifikuar ndaj protestuesve. Jam kundër çdo objekti publik që shkatërrohet, çdo akti dhune nga protestuesit. Është investuar Policia, unë kam pasur 9 mijë e 900 që realizuam vizat dhe anëtarësimin në NATO, sot janë 12 mijë të veshur e trajtuar më mirë, dhe japin këtë imazh që s’më pëlqen, ky është opinioni im.

Policia do të ketë mjetet e duhura financiare, për të identifikuar çdo dhunues, kur atë e arreston të jetë e provuar me prova, pra të dënohet, por jo të arrestosh 100, dhe 90 të dalin nesër.

E dyta, kam parë veprimet kur protestuesit ishin krejt paqësisht është bërë veprime e pavend. Jam dakord që forca të përdoret, por i ekuilibruar, gjithsesi është i justifikuar. Por kur protesta është paqësore, Policia s’mund të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve të qetë.

PTETJA: Si do vepronit po të ishit në krye të Policisë?

AHMET PRENÇI: Policia nuk është komode kur janë këto situata. Ata nuk kanë dalë për Policinë, Protesta bëhet për interesa të veta, skanë dalë për luftë me Policinë. Edhe protesta me lule nuk bëhet, kemi parë që është djegur Parisi. Dilet protestë duke ndejtur gjatë, jo duke shkatërruar pronën publike. Ata që kishin dalë në protestë kishin nevojë të dëgjoheshin. Policia kishte vështirësi sepse protesta s’kisthe drejtues. Protestuesit nuk mund t’i trajnojmë e shkollojmë, por policët e emi që të veprojnë sa më drejt.

PYETJA: Kishte dhe pjesëmarrje të civilëve. A ishte rasti për të qenë në këtë protestë këta policë civilë?

AHMET PRENÇI: Nëse janë identifikuar është defekt i tyre. Nëse diktohen sjell pasoja shumë të mëdha me qytetarët. Kur përgjegjësia është individuale, punonjësit civilë s’kanë punë tek turma. Monitorohen veprimet e dhunshme, dhe nesër, pasnesër i çon ata njerëz pa drejtësitë. S’ka punë në turmë punonjësi i policisë civilë. Edhe policët e veshur duhet të jenë të dallueshëm, pa armë.

Edhe të mitur, se para dy vitesh u miratua Kodi Penal për të miturit nuk është zbatuar gjatë procedurave. Trajtimit të tyre me psikolog. Shihja në një komisariat që e ëma qëndrote 10 orë në komisariat për të pritur të birin e mitur, ndërkohë është procedurë që prindëri duhet të jetë aty kur i mituri merret në pyetje.

PYETJA: Ku gaboi Policia konkretisht?

AHMET PRENÇI: Shiko, Policia duhet të jetë në këto raste pasive. Nuk duhet të jetë kurrë duke agravuar edhe veprimet e zellshme për të qëlluar e tërhequr zvarrë qytetarët. Polici vetëm duhet të neutralizojë. Asnjë polici e botës nuk e bën këtë. Kam parë që qytetari pasi neutralizohej goditej me shkop, me grushta etj. Kurrsesi duhet të jetë shumë i qetë, duhet të identifikojnë ata që ushtrojnë dhune nga protestuesit. Ata s’e kanë luftën me Policinë. Policia nuk është vetëm muskul dhe forcë, por inteligjencë.

Policia s’duhej dërguar ditën e parë pa asnjë lloj mbrojtës. Nuk duhej dërguar. Sepse ti e parashikon çfarë do ndodhi, dhe e provokon me dashje. Policia duhet të ketë të gjitha pajimet përveç armës. Shumë gabim që i kanë lejuar policët në ato kushte me turmë të irrituar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb