Tre të dënuar shqiptarë janë arratisur nga burgu i Trevisos.

Mësohet se shqiptarët janë arratisur pasi kanë prerë hekurat e qelisë dhe kanë përdorur çarçafët për të zbritur nga qelia.

Ndërkohë dy prej tyre janë kapur menjëherë nga policia.

Lajmin e ka bërë të ditur Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Uilpa.

I vetmi që i ka shpëtuar arratisë është 27-vjeçari Edison Pula, i cili ishte ndalur me një urdhër-arresti europian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës,  të gjitha të kryera jashtë Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: