Një nga perimet më të përdorshëm dhe me shumë veti pozitive, preshi (Allium porrum) ndikon shumë pozitivisht në shëndetin e organizmit dhe mund të jetë një pastrues ideal për të.

Ashtu sikundër qepa, prasi në gjendje të freskët ka veti bakteriostatike, nxit veprimin tretës të zorrëve, ndikon në uljen e presionit të gjakut etj. Prasi ka edhe veti diuretike (ndihmon në jashtëqitjen e uresë dhe të kripërave të natriumit) dhe, së bashku me qepën rekomandohet si ndihmë kundër fryrjes së gjymtyrëve (edemave) në rastet e ashitit etj.

Në të gjithë rastet është mirë të përdoret i freskët. Farat e shtypura të prasit, të ziera në verë të bardhë këshillohen kundër rërës në veshka dhe kundër dhembjeve therëse. (shije)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: