NGA ZONJA VJOLLCA*

2 kokrra qepë
1 degë selino
500 gr presh
200 gr makarona
1-2 lç kerri
1 litër lëng mishi
400-50 gr mish i grirë
1 e verdhë veze
1 lgj peksimadhe
4-5 lgj vaj ulliri
½ tufë majdanoz
Kripë
Piper i zi

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në etiketë. Ndërkohë në një tenxhere ngrohim 2 lugë vaj ulliri dhe në të kaurdisim një qepë të grirë imët dhe selinon të prerë në unaza. E aromatizojmë me pak kerri dhe sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë preshin dhe e kaurdisim së bashku me qepën dhe selinon për 2- minuta derisa të ulë pak volumin e tij. Më pas e shuajmë gatimin me lëngun e mishit, mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare për 10 minuta.

Ndërkohë qepën tjetër e grijmë përsëri imët dhe e trazojmë në një tas me mishin e grirë, me një të verdhë veze, pak peksimadhe, kripë, piper te zi dhe piper të kuq sipas dëshirës. E trazojmë mirë këtë brumë qoftesh dhe realizojmë qofte të vogla rrumbullake të cilat i skuqim me pak vaj për 4-6 minuta. Shtojmë qoftet në tenxhere së bashku me makaronat dhe i servirim të ngrohta pudrosur me pak majdanoz.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: