TIRANE

Insitucioni i Presidentit, përmes këshilltari të tij ligjor Bledar Dervishaj e konsideron debatin e zhvilluar sot në parlament një lumë sharjesh e fyerjesh që nuk i shërben zgjidhjes së krizës e as paqes sociale në vend. Në një konferencë për mediat, pas votimit të rezolutës në parlament, Këshilltari për Mediat, Tedi Blushi dhe këshilltari për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj kanë shprehur keqardhje për retorikën e përdor ne seance plenare. Presidenca ripërsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se vendimi është marrë në përgjegjshmëri të plotë për të shmangur një konflikt destabilizues e sigurinë publike, e cila mund të kulmonte në përplasje më 30 qershor.

“Insitucionit i Presidentit ka ndjekur me vëmendje diskutimet e qëndrimet publike përfshirë edhe ato në seancë plenare, ku është diskutuar vendimmarrja e presidentit për zgjedhjet e 30 qershorit. Në vend të një diskutimi mbi argumentat ligjorë, dhe në vend që sot të ishte një momënt reflektimi e të diskutohej mbi veprimet pozitive për negociatat apo zgjidhjen e krizës, u lëshuan lumenj fyerjesh. Kjo retorikë nuk i shërben as zgjidhjes së krizës e as paqes sociale në vend. Presidenti thekson se dekreti për anulimin e zgjedhjeve është marrë në mbështetje të plotë të kushtetutës. “ -u shpreh Këshilltari ligjor i Presidentit Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: