Në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kiev, Ukrainë. Kryeministri Rama e nisi axhedën e takimeve në Kiev, me takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Prystaiko.

Rama postoi një video mëngjesin e sotëm nga Kievi ku bashkë me delegacionin që e shoqëron u prit në një takim nga ministri Prystaiko në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës. Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga delegacioni dhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

“Kiev, Ukrainë: Ditë takimesh me autoritetet e larta të vendit në cilësinë e Kryetarit në Detyrë të OSBE – Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me ministrin Vadym Prystaiko”, tha Rama.

Axhenda e takimeve të kryeministrit Edi Rama në Kiev parashikon po ashtu takime me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryeministrin Oleksiy Honcharuk dhe kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov.

Pas takimeve do të ketë një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës. Shqipëria ka presidencën e OSBE-së për vitin 2020. Adresimi i krizës në Ukrainë është shpallur si një ndër prioritetet e Presidencës shqiptare të OSBE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: