Zyrtarizohet kandidatura e guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2024.

44-vjeçari është rivali kryesor i ish-presidentit Donald Trump në radhët e Partisë Republikane.

Ai pritet që të bëjë publik programin e tij për Shtëpinë e Bardhë gjatë një eventi me Elon Musk, shefin e platformës Twitter dhe SpaceX. Nuk është e qartë nëse Musk po shpreh mbështetje për fushatën e guvernatorit të Floridës, duke e organizuar prezantimin në platformën e tij.

Kandidatura e guvernatorit pritet të jetë më e forta përballë ish-presidentit Donald Trump në radhët e republikanëve, i cili gjithashtu kërkon të marrë mandatin e partisë për të synuar sërish Shtëpinë e Bardhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb