BRAZIL
Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro rezultoi pozitiv me koronavirus edhe në testin e dytë.

Lajmin e ka dhënë vetë Bolsonaro, i cili ka thënë se ndodhet në gjendje të mirë dhe nuk ka më temperaturë që prej 6 korrikut, kur dha dhe lajmin se ishte infektuar me COVID-19.

Ai gjithashtu shtoi se ai duhet të vazhdojë të përdorë hidroksilkorin (një ilaç që përdoret zakonisht kundër malaries) dhe azithromycin. Pritet që presidenti i Brazilit në ditët në vazhdim të bëjë një test të tretë për koronavirusin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb