Nuk kishte asnjë dyshim, por tashmë është zyrtare: Florentino Perez është presidenti i ri i Real Madrid edhe për katër vitet e ardhshme. Pa rivalë, rizgjedhja e tij në krye të Realit ishte thjeshtë një formalitet. Për herë të parë Perez mori drejtimin e klubit spanjoll në vitin 2000 dhe që nga ajo ditë është konfirmuar edhe pesë herë të tjera, në 2004, 2009, 2013, 2017 dhe së fundmi në 2021. Me të në krye të klubit, Realit ka fituar 26 trofe, përfshi këtu edhe pesë herë Champions League. Gjatë presidencës së Perez në Madrid kanë zbarkuar yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, lojtarë si Figo, Zidane, Ronaldo fenomeni, Beckham, Kakà, Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale etj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo është e shkuara e lavdishme ndërsa tashmë Perez ka kthyer vështrimin nga e ardhmja, objektivi është i qartë të sjell në Madrid një yll të futbollit, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë vendosur prej kohësh nën shënjestër. Sulmuesi francez është objektivi kryesorë dhe Perez do të bëjë gjithçka ta sjell në Madrid, do ishte futbollisti ideal për të inauguruar stadiumin e ri në 2022. Përpara se të projektojë të ardhmen, me apo pa Zidane, Reali i tij është kthyer në garë për titull në La Liga ndërsa diskuton me Liverpool edhe një biletë për në fazën gjysmëfinale të Champions League, fitorja 3-1 në sfidën e parë i jep një bonus të madh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb