Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë takuar në Shkup para udhëtimit të përbashkët në Romë.

Radev dhe Pendarovski kanë kërkuar një ripërsëritje të dialogut Maqedoni e Veriut-Bullgari për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë që ti hapet rrugë çeljes së negociatave.

Presidenti i Bullgarisë theksoi se manifestimi i përbashkët për Shën Kirlin dhe Metodinë është shans i shkëlqyer për të rifilluar dialogun.

“Zgjidhjet bëhen nga qeveritë tonë ndërsa ne jemi këtu për të relaksuar atmosferën, për të folur me një gjuhë tjetër. Mendoj se ka nevojë që të ripërtërimë besimin dhe si miq të flasim dhe për çështjen mes të vështira që na ndajnë dhe unë shpresoj se këto dallime së shpejti do të afrojnë më shumë dy vendet tona”, tha Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut.

“Unë mendoj se udhëtimi i përbashkët në Romë dhe homazhet për vëllezërit shën Kirili dhe Metodi është një rast i mrekullueshëm për të ripërtërirë dialogun midis dy vendeve tona në nivelin më të lartë dhe për të shprehur vullnetin tonë të përbashkët për të zhvilluar marrëdhëniet tona në fryma e bashkëpunimit dhe miqësisë”, deklaroi Rumen Radev, President i Bullgarinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb