2 tetori është data e cila pritet të bëjë bashkë serish Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe homologun e tij rus, Vladmir Putin.

Tanjug shkruan se dy tetori është caktuar si datë për takimin e dy presidentëve, kjo referuar edhe deklaratave të ambasadorit rus në Serbi, Aleksander Cepurin sipas të cilit takimi zhvillohet në fillim të muajit tetor. Referuar ambasadorit rus, në takimin e dy presidentëve do të diskutohet për çështjet kyçe dypalëshe dhe rajonale.

Presidenti serb dhe ai rus janë takuar edhe më parë në Moskë, ku diskutua për Kosovën, blerjen e pajisjeve ushtarake ruse dhe marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb