Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, ka nxitur reagime të shumta në Tëitter dhe një debat rajonal për racën, me një koment rreth brazilianëve gjatë vizitës së kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez.

“Meksikanët erdhën nga indianët, brazilianët nga xhungla, por ne argjentinasit erdhëm nga anijet dhe ato ishin anije që erdhën nga Evropa”, tha presidenti Fernandez, duke iu referuar shumë imigrantëve evropianë që kishin ardhur në Argjentinë.

Ai më vonë kërkoi falje për komentin dhe tha se diversiteti i vendit të tij është diçka me të cilin duhet krenuar.

Duket se presidenti e mori këtë frazë nga një këngë e këngëtarit lokal, Lito Nebbia, për të cilin presidenti në më shumë se një rast kishte deklaruar se e admiron, shkruan The Guardian.

Komentet e tij nxitën reagime të shumta në rrjete sociale. Shumë njerëz e kritikuan presidentin argjentinas për mungesë të ndjeshmërisë racore.

“Nuk pata për qëllim që të fyej askënd, në asnjë rast. Kushdo që është ndier i fyer apo i padukshëm, ofroj kërkim falje”, tha Fernandez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: