Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen ka kërkuar falje publikisht pasi qëndroi në një restorant përtej orës 23:00, që është orari i mbylljes së bizneseve sipas masave të ndërrmara kundër koronavirusit. Ai qëndroi në një restorant në kryeqytetin e Vjenës, deri pas mesnatës.

Zoti Van der Bellen, 76 vjec, tha se ai e kishte humbur sensin e kohës teksa bisedonte me miqtë e tijë në restorantin italian në qendër të qytetit. Austria ishte një nga vendet e para në Evropë që ndoqi Italinë në vendosjen e një bllokimi të rreptë. Ishte gjithashtu një nga të parët që filloi të lehtësojë kufizimet e saj. Takimet e deri në 10 personave janë lejuar që nga fillimi i majit, dhe parqet publike, dyqanet e vogla, dyqanet DIY dhe kopshtet e fëmijëve kanë qenë të hapura që nga muaji i kaluar.

“Më vjen sinqerisht keq. Ishte një gabim”, tha z. Van der Bellen. “Unë dola për herë të parë që nga bllokimi me dy miq dhe gruan time”, ka shkruar ai në Twitter. “Ne e humbëm sensin e kohës teksa bisedonim.”

Presidenti u vu re nga policia në zonën e jashtme të ngrënies së restorantit menjëherë pas mesnatës të së dielës, raportojnë mediat lokale. Por rregullat e fundit të qeverisë thonë se restorantet dhe kafenetë, të cilat u lejuan të rihapeshin javën e kaluar, duhet të mbyllen jo më vonë se ora 23:00. Restoranti mund të gjobitet për shkelje, por z. Van der Bellen tha se ai “do ta marrë vetë përgjegjësinë” nëse pronari pëson humbje si rezultat i incidentit.

“Ne i mbyllëm porositë me raundin e fundit të pijeve në orën 23:00, siç kërkohet nga ligji”, i tha pronari i lokalit gazetës austrikae Krone. Ai tha se kishte menduar që klientët lejoheshin të qëndronin në tarracat apo ambientet e jashtme të lokaleve përtej asaj kohe nëse ata dëshironin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb