Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla në një komunikim për mediat u shpreh i qartë se opozitë duhet të vijë me një kandidat të përbashkët për presidentin e ri.

Gjithashtu ripërsëriti se nuk do të merret në konsideratë firma e ish –kryeministrit Sali Berisha.

“Unë dua që të them se që raundet të marrin kohën maksimale kjo do respektohet edhe sikur të marrin vendim që nuk do bëhen pjesë e procesit apo nuk sjell kandidaturë në datën 23 raundi i tretë do të jetë në datën 30. Nuk lëvizim…Unë kam thënë që në i kemi firmat, ja kam kërkuar zotit Alibeaj nëse i ka firmat t’i sjellë. Nëse arrin të bëjë bashkë pa firmën e ndonjërit që ne nuk e marrim në konsideratë. Procesi që kemi nisur edhe Grupet e tjera Parlamentare duhen marrë në konsideratë, mendoj që opozita duhet të vijë me një kandidat të përbashkët, me përjashtimin e qaftë largut ju e dini”, tha Balla.

I ndalur tek vizita e Mike Pomepo, tha se ishte një takim i rëndësishëm dhe që SHBA meriton respektin më të thellë të popullit dhe kombit shqiptar. Kujtoj që Kosova nuk do ishte e pavarur nëse nuk do ishte mbështetja e SHBA .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: